Rekord infektimesh dhe të shëruarish, MSH: “602 raste të reja në 24 orë, ndërsa u shëruan 564 qytetarë”
Gjatë 24-orëve të fundit është regjistruar një rekord i ri infektimesh me Covid-19. Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njfoton se 602 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 2241 testime të kryera. Tirana vijon të ketë numrit më të lartë të të infektuarve ditorë, me 249 raste të reja, por vihet re një tendencë në rritje edhe në rrethe. Pas kryeqytetit, vjen Gjirokastra me 47 raste, Lushnja me 38 raste dhe Fieri, Korça e Kavaja me 30 raste.
Gjithashtu, edhe numri ditor i të shëruarve është rritur ndjeshëm, pasi ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë, të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, ndërsa në total 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve të respektojnë në çdo moment rregullat për parandalimin e SARS COV2, të mbajnë maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, të respektojnë distancimin fizik duke shmangur grumbullimet dhe të kujdesen për higjienën vetjake.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.