Rekordi i Policisë/1 mijë gjoba në 3 ditë në Durrës. Pjesa më e madhe për parakalim të gabuar dhe përdorim celulari
Punonjësit e policisë së shtetit kanë vendosur thuajse 1 mijë gjoba në qarkun e Durrësit në 3 ditët e fundit. Referuar njoftimit zyrtar, nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.
Janë marrë gjithsej 967 masa administrative nga të cilat:
-Janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.
-Janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.
-Janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.
-Janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar.
-Janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
Policia njofton se edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.
SCAN
Durrës Vijon puna e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.Gjatë 3 ditëve të fundit, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët drejtonin automjetin në gjendje të dehur si dhe 4 të tjerë që drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.Janë marrë gjithsej 967 masa administrative nga të cilat:-Janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.-Janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.-Janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.-Janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar.-Janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.
Posted by Policia e Shtetit on Monday, July 29, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.