“Rekordi” në Tiranë- Për 3 orë, 22 shoferë shkelin semaforin, në një kryqëzim të vetëm! (VIDEO)
Ndonëse kontrollet dhe masat e Policisë Rrugore të Tiranës në ditët e fundit janë të konsiderueshme, përsëri gjatë monitorimit të semaforit në Urën e ngushtë që lidh Zonën e Paskuqanit me qytetin e Tiranës, janë evidentuar dhe ndëshkuar një numër i lartë shkelësish. Policia njofton se 22 drejtues mjetesh kanë shkelur semaforin brenda një harku kohor prej tre orësh.
“Pavarësisht se situata e trafikut si ditë feste paraqitet e qetë, përdoruesit e rrugës “nxitojnë” duke mos respektuar sinjalizimin e semaforit të vendosur enkas për të disiplinuar trafikun e rënduar në këtë zonë” njofton Policia.
Me Policine Rrugore te Tiranes ne uren e Babrroit.Ndonese kontrollet dhe masat e Policise Rrugore Tirane jane te konsiderueshme, perseri gjate monitorimit te semaforit ne Uren e ngushte qe lidh Zonen e Paskuqanit me qytetin e Tiranes, jane evidentuar dhe ndeshkuar nje numer i larte shkelesish.22 drejtues mjetesh kane shkelur semaforin brenda nje harku kohor prej tre oresh.Pavaresisht se situata e trafikut si dite feste paraqitet e qete, perdoruesit e rruges “nxitojne” duke mosrespektuar sinjalizimin e semaforit te vendosur enkas per te disiplinuar trafikun e renduar ne kete zone.
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, March 22, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.