Renditet si qyteti më i dhunshëm në botë – Pasiguria ‘frenon’ investimet dhe rritjen e turizmit
Pasi përjetoi një rritje të numrit të vrasjeve, qyteti i Loc Cabos në Meksikë, kryeson renditjen si qyteti më i dhunshëm në botë, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.
Sipas një raporti nga Këshilli Qytetar për Sigurinë Publike dhe Drejtësinë Penalë, ky qytet renditet i pari në listën e 50 qyteteve më të dhunshme, me një normë prej 111.33 vrasjesh për 100 mijë banorë.
I ndjekur nga Caracas me një shifër paksa më ët ulët me 111.19 vrasje për 100 mijë banorë dhe Acapulco me 106.63, një nga 12 qytetet meksikane të përfshira në renditje.
Në të gjithë vendin, pati një rritje të dhunës në vitin 2017 (18.91% më shumë vrasje se në vitin p2016), por rasti i Los Cabos është veçanërisht alarmues.
Qyteti shkoi nga 61 vrasje në vitin 2016 në 365 në 2017, që paraqet një rritje prej pothuajse 500%. Përveç kësaj, deri tani Los Cabos nuk ishte përfshirë në listën e Këshillit të Qytetarëve.
Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të rëndësisë së rajonit për turizmin kombëtar, në sajë të atraksioneve natyrore dhe industrisë së hotelerisë së tij shumë të zhvilluar. Destinacioni u vizitua nga 1.4 milion njerëz në 2017, duke shënuar rritjen më të lartë gjatë gjithë vitit.
Ishte pikërisht skena e episodeve të dhunshme që tregojnë edhe rritjen e pasigurisë, siç është sulmi i armatosur i regjistruar në plazhin La Palmilla, i cili la tre të vdekur dhe dy të plagosur gushtin e kaluar.
Rasti i Los Cabos është mjaft i ngjashëm më atë të përjetuar në Acapulco, i cili nga një qytet turistik shumë i vizituar, përfundoi duke rënë për shkak të niveleve të dhunës dhe pasigurisë.
Përballë kësaj situate, presidenti i Konfederatës së Punëdhënësve të Republikës Meksikane, Miguel Angel Ochoa, shpreson se problemi nuk do të zgjasë dhe se masat e sigurisë do ta udhëheqin komunën në një vit të suksesshëm.
Ai u ka bërë thirrje autoriteteve që të vazhdojnë të forcojnë programet e tyre të sigurisë, duke argumentuar se dhuna po ashtu ndikon negativisht në ekonomi.
“Investimet private ngadalësohen, ashtu edhe investimet në kompani dhe kjo në fund të fundit çon në një perceptim më të ulët të pagave apo papunësisë”, shtoi më tej ai.
Që prej datës 29 janar 2018, korridori Los-Cabos-La Paz është një nga pikat në të cilat Sekretariati i brendshëm filloi operacionin e ashtuquajtur Titan, i krijuar në zonat më konfliktale me vendosje e 5 mijë agjentëve federalë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.