Rënie drastike të temperaturave në të gjithë vendin – ARRSH informon mbi gjendjen e akseve kryesore
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se temperatura në të gjithë vendin kanë pësuar një rënie drastike deri në nën 0 °C por pa reshje te theksuara dëbore.
Sipas njoftimit aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare dhe po punohet me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e rrugës në akset me prezencë bore, si në Kukës-Shishtavec.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.