Rënie masive gurësh dhe inertesh në Gramsh, Lazarat, Qafë Muzinë e Qafë Thanë – ARRSH informon mbi situatën
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet në Gramsh-Kodovjatj, në Qesarat, tek arrat në Lazarat dhe në Qafë Muzinë, në Qafë-Thanë ka rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.
Sipas njoftimit grupet e punës aktualisht po punojnë për pastrimin e këtyre akseve duke vendosur edhe sinjalistikën provizore.
ARRSH vijon të apelojë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në ditët me shi, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.