Reshje bore dhe erë e fortë në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec – ARRSH informon mbi situatën aktuale
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë po punohet për pastrimin e aksit nga bora qarkullimi bëhet pa zinxhirë.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë si dhe të pajisen me goma dimërore.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.