Reshje bore e ngrica – ARRSH: Vijon pastrimi i rrugëve. Segmentet ku qarkullimi kryhet me zinxhir
Disa akse rrugore në rajonin Verior dhe Jugor vijojnë të jenë të kalueshëm vetëm me zinxhir. Përmes një njoftimi zyrtar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
- K/Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga
- Zalldardhe-Reç-Draj Reç
- Kryqëzim Domaj-Draj Reç
- Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
- Trebisht-Doganë
Ndërkohë, sipas ARRSH-së, pjesa tjetër e rrugëve kryesorë janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht, ndërsa shton më tej se kompanitë e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugëve si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet me prezencë ngricash.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.