Reshje bore në zonat malore, ARRSH: Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes
Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, pasi në zonat malore parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Gjithashtu moti do të shoqërohet me mjegull për shkak të reshjeve të shiut në disa zona të tjera.
“Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, thuhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.