Reshje intensive sot pasdite dhe nesër, zonat më të prekura – Gjeoshkencat: Nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve!
“Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive”.
Lajmi është dhënë Instituti i Gjeoshkencave, ku ndër të tjera thuhet se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale-urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 11 °C / 16 °C
Në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
Në vendet malore: 5 °C / 9 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.