Reshje shiu e dëbore – ARRSH: Vijon pastrimi i rrugëve. Akset ku qarkullohet me zinxhirë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar së fundmi mbi gjendjen e akseve kombëtare duke vëne në gatishmëri të gjithë kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë dëbore.
Në Qarkun e Korçës, Në Rajonin Jugor Gjirokastër ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje dëbore. Megjithatë, të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.
Në Rajonin Qendror Tiranë ka pasur reshje shiu ndërsa në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta dëbore. Deri tani ARRSH ka njoftuar se nuk ka probleme për qarkullimin.
Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore dhe po vazhdon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.
Në Rajonin Verior Shkodër ka pasur reshje shiu dhe dëborë gjatë gjithë natës. Trashësia e dëborës ka shkaur nga 10-40 cm. Edhe në këtë zonë kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH lajmëron së rrugët në të cilat duhet të përdoren zinxhirët janë :
Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, në të cilën ka pasur rreth 20 cm dëbore, Trebisht – Dogane, ku ka pasur rreth 5-10 cm dëbore, Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm dëbore dhe Kuben-Vasie, ku dëbora ka arritur në 40 cm.
Sipas ARRSH, të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme. ARRSH ka rekomanduar të gjithë përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.