Reshjet dhe erërat e forta ndërpresin fluturimit në Aeroportin e Stambollit
Erërat e forta dhe reshjet e shumta të shiut kanë bërë që të ketë vonesa në Aeroportin Ataturk në Stamboll, në nisjen dhe në mbërritjet në pistë.
“Reshjet dhe erërat që kanë përfshirë zonën rreth aeroportit kanë shkaktuar shumë vonesa në fluturime, gati deri në një orë vonesë në mbërritjet dhe në nisjet nga aeroporti”, njofton Agjencia e lajmeve Doğan.
Pasagjerët që kanë humbur fluturimet e tyre për shkak të vonesave janë vendosur në hotele dhe shumë prej tyre kanë mbetur jashtë aeroportit duke pritur taksi për tu kthyer në qytetet e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.