Reshjet e borës, akset ku kalohet me zinxhirë
Përpos temperaturave të ulta, vendi është përfshirë edhe nga reshje bore, ku në disa akse rekomandohet përdormi i zinxhirëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Gjithashtu është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora.
Situata aktuale:
-Në Dardhë, Voskopojë, Bigell Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta. 🌫
-Në Qafë Thanë – Kapshticë ka pasur reshje të dobëta. Është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
-Në segmenti fundor prej 20 km te aksit Ura e Cerenecit – Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.
-Në segmentin Lunik-Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak te pranisë së ngricave në rrugë. Kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.🚜
-Në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës, nuk ka pasur reshje. Kontraktori ka bërë shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjate lëvizjes në akset ku ka prezencë ngricash dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.