Reshjet e borës, ARRSH informon mbi gjendjen e akseve rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me gjendjen e akseve rrugore.
Referuar njoftimit, në juglindje të vendit gjatë natës dhe në vazhdim ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët: Qafa e Qarrit, Dardha km 7 deri km 13, Voskopoja km 16 deri në km 18.
“Kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur këtyre akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset” njofton ARRSH.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.