Reshjet e borës, ARRSH informon për gjendjen e rrugëve dhe këshillon drejtuesit e automjeteve: Bëni kujdes për shkak të lagështirës
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes me qarkullimin në zonat ku ka pasur reshje bore. Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Qarkun e Korçës. Trashësia e dëborës në Voskopojë, Dardhë, Qafa e Qarrit ka arritur deri në 5-10 cm.
ARRSH njofton se kontraktorët kanë qenë në gadishmëri dhe se është bërë pastrimi i rrugës dhe hedhja e kripës. Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë, në akset e tjera të vendit nuk ka pasur reshje.
Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këto akse të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.