Reshjet e borës/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për gjendjen e rrugëve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje bore në lartësinë mbi 950 metër mbi nivelin e detit.
Aktualisht po punohet për pastrimin e akseve rrugore: Korçë-Ersekë, Qafë Qarri, Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa probleme. ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në km 8-12 të rrugës së Dardhës për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit.
Kontraktorët janë në monitorim të vazhdueshëm dhe kanë marrë pasat e duhura për të përballuar çdo situatë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.