Respektimi i protokolleve dhe siguria ushqimore – AKU vendos rreth 30 masa administrative në të gjithë vendin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 549 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 29 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Ndërkaq sipas AKU referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 27 mostra në monitorim të produktit qumësht si dhe si pjesë e Task-Forcës po vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 528 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.