Reuters/ Sëmuret papritur kryeministri sllovak Pellegrini! Anullon aktivitetet një javë para zgjedhjeve
Kryeministri sllovak Peter Pellegrini anuloi axhendën e tij për shkak të një sëmundje të papritur. Kjo u njoftua nga zyra e tij, vetëm një javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në të cilat partia e tij parashikohet të humbasë pushtetin. Sipas Reuters, Pellegrini duhej të shfaqej në një debat televiziv me liderët e partive të tjera.
“Kryeministri Peter Pellegrini është shtruar në spital dje në mbrëmje për shkak të një infeksioni akut në frymëmarrje, që u shoqërua me temperaturë të lartë. Për pasojë,ai ka anuluar të gjithë planet e tij” shkruhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.