Revista serbe: Shqipëria, destinacioni i fundit i pashkelur ne Europë
“Shqipëria ka arritur të pozicionohet në tregun botëror të turizmit si një destinacion turistik i paeksploruar, por i pavarur dhe para së gjithash autentik, me një ofertë të thjeshtë: Ndryshe”.
Me këto fjalë, revista më e madhe serbe e turizmit, “Turistiçki Svet”, vlerëson Shqipërinë për zhvillimin, investimet në infrastrukturë, bashkëpunimin e hapur me botën dhe veçanërisht në sektorin e turizmit, duke promovuar anët më të mira të vendit të shqiponjave dhe popullit mikpritës, por edhe duke e shndërruar trashëgiminë e të kaluarës në atraksion turistik.
“Duke u përballur me dekada me barrën e rëndë të së kaluarës, Shqipëria, e njohur më së shumti nga Enver Hoxha, bunkerë, shërbime Sigurimi .., por edhe Skënderbeu – markë shqiptare e konjakut më të mirë, promotori më i mirë i heroit kombëtar, emri i të cilit mbart, ka bërë një hap të madh në vetëm pak vite për zhvillimin e tij. Kjo e fokusuar në zhvillimin e investimeve, fuqizimin e infrastrukturës, hapjen dhe bashkëpunimin me botën, sidomos në fushën e turizmit”, shkruan revista.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.