Revolucioni i transportit në Gjermani/ Së shpejti Berlini për vetëm 1 euro në ditë
Revolucioni i transportit publik në Berlin: metro, tramvaj, autobus, plus rrjetin e lumit për vetëm 1 euro në ditë. Më pak se gjysma e abonimit aktual vjetor i cili kushton plot 761 euro. Një plan ambicioz, shumë larg zbatimit të tij, i konceptuar nga kryetari i bashkisë Spd Michael Müller, i bindur për të ndjekur “një qëllim realist dhe të realizueshëm, i konfirmuar nga reagimet pozitive të bashkëqytetarëve të mi ».
Nuk do të jetë bileta falas e imagjinuar fillimisht nga koalicioni i kuq-kuq-jeshil: “objektiv shumë larg burimeve tona financiare”, shpjegojnë ata, me makinë llogaritëse në dorë nga selia e Bashkisë së Kuqe. Por sidoqoftë ajo korrespondon me një pikë kthese epokale “sipas modelit të Vjenës” që jep shtysë edhe në çështjen mjedisore. Për më tepër, përmbledh Müller, “nëse unë me të vërtetë dëshiroj t’i inkurajoj banorët të përdorin transportin publik, unë duhet t’u ofroj atyre ofertën më të mirë të mundshme”.
Abonimi i ri pritet të hyjë në fuqi brenda 24 muajve të ardhshëm. Ai do të kushtojë rreth 100 milionë euro në hyrjet tashmë të humbura, gjysma e të cilave në kurriz të Komunës. Një zbrazje e vogël në Bvg (kompania e transportit publik), parashikimi i buxhetit të të cilit për 2019-ën ishte rreth 1.4 milion euro hyrje kundrejt 13.2 të vitit të kaluar, ku Raporti i Menaxhimit i të cilit i miratuar katër vjet më parë krijon lidhjen e tarifave në inflacion me rritjen e kostos së energjisë. Si rezultat, i kësaj ishte vendosur një rritje e biletave prej 3% në vitin 2020.
Në çdo rast, përtej kritikave të dukshme, investimi maksimal i mobilitetit të imagjinuar nga burgomaster Spd përfaqëson antitezën e mega-projekteve shumë më faraonike të Hauptstadt gjerman. Në të kaluarën Berlini ka hedhur miliarda euro në plane të padobishme, si linja e metrosë nga Alexanderplatz deri në Bundestagun ose në rindërtimin e Kështjellës historike para ishullit të muzeve. Për të mos përmendur aeroportin e ri të dedikuar për Willy Brandtin, që ende nuk është përuruar. (IM)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.