Revolucioni në transportin publik, Estonia po teston autobusët vetë-drejtues
Dy lloje autobusësh vetë-drejtues janë duke u testuar në Estoni këtë javë, si pjesë e nismave që mund të revolucionarizojnë transportin publik në Evropë.
Një nga shërbimet në Estoni, e cila shpesh përdoret si një terren testimi për inovacion, ofron udhëtime falas rreth një parku në kryeqytetin Tallinn.
Tjetri është pjesë e një projekti të financuar nga BE dhe po transporton njerëz rreth qytetit Ulemiste, një kampus biznesi i gjerë pranë aeroportit kryesor të qytetit.
E quajtur “e-stonia”, anëtarja e BE prej 1.3 milion banorësh është e njohur për faktin se është një shtet tërësisht i adaptuar me teknologjinë, me estonezët që tashmë kanë prodhuar kompani të mëdha në tregt si Skype, Transferëise dhe nisma si votimi elektronik dhe implementimin e robotëve në shoqëri.
Projekti i parë është një iniciativë e përbashkët që po drejtohet nga autoritetet e qytetit Tallinn, Universiteti i Teknologjisë në Tallinn (Taltech) dhe ndërmarrja franceze Navya.
Andrei Novikov, nënkryetari i komunës së Talinit, tha në një deklaratë që shpresonte se këto nisma mund të çonin në “transport publik më miqësor dhe më të zgjuar”.
Studentët e universitetit janë të pranishëm gjatë udhëtimit si operatorë dhe udhëzues autobusësh dhe autobusi përdor GPS për të drejtuar në një rrugë të programuar në parkun Kadriorg.
Është i pajisur me kamera dhe pajisje për matjen e distancave nga drita lazer.
Në përputhje me kufizimet e lidhura me virusin, jo më shumë se katër pasagjerë janë të lejuar në bord, dhe ka një shishe me alkool duarsh tek dera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.