Rezultate inkurajuese nga Izraeli – 3 efektet pozitive pas fushatës së vaksinimit
Në Izrael, ku një në tre qytetarë ka marrë tanimë dozën e vaksinës për COVID – 19, shenjat e para inkurajuese kanë filluar të dalin “në skenë”. Vendi ka nisur një fushatë vaksinimi shumë efikase dhe javët e fundit është bërë një “mbikëqyrje të veçantë” për të matur efektet konkrete të imunizimit.
Kjo fushatë është aktive 24 orë pa ndërprerje dhe përfshin 200.000 njerëz të imunizuar në ditë. 70% e qytetarëve izraelitë mbi 60 vjeç kanë marrë tashmë dozën e dytë të vaksinës të Pfizer – BioNTech. Nga ana tjetër, që nga java e tretë e janarit, doza anti – covid u është ofruar të gjithë njerëzve mbi 35 vjeç, përveç fëmijëve të grupmoshës 16 dhe 18 vjeç.
Por, cilat kanë qenë efektet konkrete inkurajuese të kësaj fushate vaksinimi?
Statistika Pozitive – Të dhënat e Ministrisë Izraelite të Shëndetësisë treguan se një javë pas vaksinimit me dy faza, vetëm 0.04% e totalit prej 715.425 njerëzve (mostra e zgjedhur) ishte infektuar. Nga ana tjetër, vetëm 0.002% e totalit që u infektua me COVID – 19 kishte nevojë për shtrim në spital.
Përmbushje e Pritshmërive – Një tjetër studim i kryer nga “Maccabi Healthcare Services” në një mostër prej 163.000 izraelitësh zbuloi se vetëm 31 njerëz u infektuan pas dy dozave të vaksinës, Të dhënat sugjerojnë një efikasitet në terren të vaksinës Pfizer prej 92%, shumë afër 95% të njoftuar (efikasiteti në praktikë është shpesh pak më i ulët se në provat eksperimentale).
Rezultate Pozitive për 60 + – Një tregues që ofron shpresë, është fakti se përqindja e njerëzve mbi 60 vjeç që sëmuren në mënyrë kritike duket se po bie, një trend që nuk është parë në Izrael kur vaksina nuk disponohej. Një tjetër tregues domethënës është fakti se përqindja e pacientëve të sëmurë kritikë, nga 42% ran ë 2%, pas dozës së dytë të vaksinës. Në fakt, ky është edhe një sinjal që tregon se vetëm një dozë, mund të mos jetë e mjaftueshme për përballimin e pandemisë.
Burimi origjinal: Focus
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.