Rezultati i Daimler – Euro e fortë ndikon të ardhurat, pavarësisht shitjeve të forta të Mercedez
Prodhuesi i Mercedez-Benz, Daimler, deklaroi se euro e fortë do të ndikojë te të ardhurat këtë vit, ndërkohë që efektet negative të valutës sollën rënien e fitimit operues në tremujorin e parë me 12%. Kreu ekzekutiv, Bodo Uebber, tha se kompania pret që ndikimet në valutë, që lidhen me fuqizimin e euros, të shkaktojnë një humbje prej më shumë se 1 miliardë euro këtë vit.
Ndikimet e këmbimit valutor kanë sjellë goditje edhe te rivali francez Renault si dhe ofruesi i pjesëve për makina Continental. Daimler deklaroi se fuqizimi i euros ndaj juanit kinez, lirës turke, paundit britanik dhe jenit japonez, ka bërë që firma të rivlerësojë ndikimet nga këmbimi valutor. Fitimi përpara interesave dhe taksave (EBIT) ra në 3.34 miliardë euro në tremujorin e parë, poshtë projeksioneve të analistëve.
Të ardhurat nga shitjet te makinat Mercedez-Benz, u rritën me 9% në tremujorin e parë, nga 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Shitjet e makinave Mercedez u rritën me 5% në 594,229 gjatë periudhës. Edhe pse Mercedez- Benz pritet të sjellë rekorde në shitjet e reja, rritja e të ardhurave do të limitohet në të ardhmen, deklaroi prodhuesi i makinave në Stuttgart. “Te makinat Mercedez, zhvillimet e pritura në këmbim valutor dhe efektet ciklikë, pritet të frenojnë rritjen e të ardhurave”, deklaroi Daimler.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.