Rezultati i Samsung në T4 – Fitimi operativ rritet me 64% në $14.15 mld
Samsung deklaroi se ka regjistruar një fitim operativ prej rreth 14.15 miliardë dollarë në tremujorin e katërt, shifër në linjë me udhëzimet e vetë kompanisë. Kjo shënoi një rritje me 64.3% krahasuar me vitin e kaluar. Të ardhurat e kompanisë në tremujorin e katërt rezultuan në rreth 60 miliardë dollarë, në rritje me 23.7% me bazë vjetore.
Aksionet e kompanisë u rritën me më shumë se 8% gjatë sesionit tregtar aziatik, ndërkohë që lajmëroi një ndarje të aksioneve (stock split) në raportin 50 me 1, që do të thotë se për çdo aksion të mbajtur nga investitorët, do të ketë tashmë 50 të tilla, me të njëjtën vlerë. Në një deklaratë, Samsung deklaroi se ndarja e aksioneve do të mundësojë rritjen e aksesit dhe ofrimin e një vargu më të gjerë të dividentit për investitorët në vitin 2018.
Në përputhje me politikat e kthimit ndaj aksionerëve, Samsung lajmëroi gjithashtu një divident për fund vitin në 20.2 dollarë për aksion të zakonshëm. Gjiganti i teknologjisë deklaroi se të ardhurat për tremujorin e katërt janë nxitur nga kërkesa e fortë për çipet e memories që përdoren për smartphone. Samsung deklaroi se të ardhurat për biznesin e aparatëve celularë ranë gjatë tremujorit të katërt, për shkak të kostove më të mëdha të marketingut.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.