Riatdhesohen 2800 shtetas-MB thirrje qytetarëve: Respektoni rregullat e ‘Schengen-it’
Brenda vetëm një dite u riatdhesuan në aeroportin e Rinasit ‘Nënë Tereza’, rreth 36 shtetas shqiptarë me avion ‘charter’.
Kjo shifër i bashkohet listës së gjatë të qytetarëve, që duke shkelur rregullat e lëvizjes së lirë në zonën ‘Shengen’, janë kthyer në Shqipëri duke kapur vlerën e 2800 shtetas që nga 1 janari 2019.
Personat e riatdhesuar janë deportuar kryesisht nga Franca, Holanda dhe Belgjika.
Policia e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë shtetasve që përpiqen të shkelin kushtet e zonës së lirë Shengen apo që kërkojnë azil, se shanset janë zero, duke qenë se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.