Riatdhesohen 30 persona nga Franca e Belgjika, Voda: Po hartojmë një dokument politikash për migracionin
Ministria e Brendshme së bashku me institucionet përgjegjëse po hartojnë një dokument politikash për migracionin, që parashikon ofrimin e më shumë mundësive të zgjidhjes këtu për shqiptarët, që tentojnë azil në vendet e BE-së. Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se ky dokument do të shoqërojë masat e shtuara për kontrollin kufitar, për frenimin e fenomenit të azil kërkimit.
“Unë gjithmonë e them se përsa i përket emigracionit dhe azil kërkimit, kjo nuk është një fushë që prek vetëm çështje të sigurisë, por prek edhe fusha të tjera, dhe ne po punojmë bashkë me institucionet e tjera, për të hartuar një dokument politikash për migracionin, duke e parë këtë fenomen në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, por edhe për të mundësuar dhe ofruar zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që i janë drejtuar kësaj rruge, si të vetmen rrugë zgjidhje për jetesën e tyre”.
Sa i përket shifrave për azil gjatë vitit 2017, zëvendësministrja deklaroi se janë ën rënie, ndërsa apeloi që askush të mos tentojë për azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.