‘Riforcimi i banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara në Durrës’ – Miratohet fondi prej 561 milionë lekë
Në mbledhjen e radhës së qeverisë këshilli i Ministrave ka miratuar fondin prej 561’411’457.00 lekë për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në Bashkinë Durrës.
Sipas informacionit të publikuar efekti financiar do të përballohet nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë dhe t’i kalojë Bashkisë Durrës, në formën e transfertës së pakushtëzuar.
Për të ndjekur realizimin e këtij vendimi janë ngarkuar Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Durrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.