Rigjenerimi urban i shëtitores bregdetare qendrore të Vlorës – FSHZH informon mbi situatën aktuale të projektit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se i ashtuquajturi projekti për Ballinën Ujore, gërsheton projektet kryesore përreth zonës dhe krijon një identitet të fortë, të fuqishëm, ndërsa gjetja përsëri e hapësirës për trashëgimi dhe histori, krijon një pikë qendrore të qytetit të Vlorës në vijën ujore.
Sipas njoftimit aktualisht për këtë projekt janë duke u kryer punime mbushje me dhe për gjelbërimin, punime betonimi për rrathët. Gjithashtu vijojnë proceset për sistemim nivelim me çakëll dhe stabilizant për rrugicat dhe punime betonimi për galerinë dhe sheshin e zhytur.
Ndërhyrja e shtrirë në 5 elementë përfshin:
- Muzeu i Pavarësisë
- Sheshi Isa Boletini
- Zhvillimet përgjatë sheshit Isa Boletini
- Porti
- Sheshi Pavarësia
1.Përmes këtij investimi, Muzeu i Pavarësisë merr vlera të tjera dhe pozicionohet vizualisht më pranë vizitorëve, mjediset e të cilit vizitohen cdo ditë nga dhjetra qytetarë. Punimet lehtësojnë aksesin dhe rehabilitojnë zonën përreth me kushtet më të mira urbane.
2/3.Sheshi Isa Boletini është një pikë e rëndësishme e qytetit jo vetëm për banorët e Vlorës por edhe për vizitorët dhe turistët. Kjo pikë strategjike e pozicionuar anës detit dhe e lidhur ngushtësisht me Projektin e Lungomares, Rrugën Transballkanike dhe Bulevardin Ismail Qemali shfaqej më herët kaotike, me një tipologji ndërtesash të ndryshme si godina banimi, hoteleri, restorante etj. Projekti synon krijimin e një parku tërheqës qendror të karakterizuar nga një sekuencë hapësirash publike (jeshile dhe minerale) që kujdesen për nevojat e ndryshme të një qyteti në zhvillim si Vlora dhe gjithashtu rikthimin e uniformitetit.
4.Porti i Vlorës është i dyti më i madh në vend dhe konsiderohet si pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë. Rrugës së Re Trans-Ballkanike ose Korridorit Kulturor, e cila ka përfunduar, po i shtohet dhe segmenti i dytë që fillon nga rruga ekzistuese për në port. Në pjesën e portit po rikonvertohet dhe do të hiqet kufizimi që tregon mbylljen e shëtitores dhe daljen e menjëhershme në breg duke krijuar një linjë të plotë të investimit në qytetin bregdetar.
5.Sheshi Pavarësia rrethohet nga rrugët: “Kosova”, “Pelivan Leskaj” si dhe është pikë kyce e Bulevardit Ismail Qemali. Pozicioni strategjik i këtij rrethrrotullimi përbën një pike reference për rrugët më të rëndësishme të qytetit të Vlorës.
FSHZH bën me dije se Sheshi Pavarësia ka një fluks të konsiderueshëm lëvizjeje makinash dhe këmbësorësh dhe është tepër i rëndësishëm për banorët dhe vizitorët e Vlorës pasi bën të mundur lidhjen me rrugën Transballkanike, dhe është pika kryesore shkarkuese e gjithë fluksit që vjen nga Bulevardi si dhe mundëson daljen në Rivierën e Vlorës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.