Rikonstruksioni i aksit Dardhë-Arrëz deri në Nikolicë – FSHZH informon mbi situatën e punimeve (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përditësuar situatën e punimeve në objektin: “Rikonstruksioni i rrugës nga kryqëzimi Dardhë-Arrëz deri në fshatin Nikolicë”.
Sipas njoftimit aktualisht punimet janë përqendruar në ndërtimin e mureve të betonit, shtresën e stabilizantit dhe veprat e artit.
FSHZH bën me dije se ky investim synon të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e atraksioneve turistike si dhe t’i japë një hov turizmit familjar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.