Rikonstruksioni i bllokut ‘Qemal Stafa’ në Tiranë/ Miratohet fondi për shpronësimet
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i objektit “Sistemimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës në “Bllokun Qemal Stafa”, kufizuar nga rrugët “Kongresi i Manastirit” dhe “Bajram Curri”, Tiranë”.
Shpronësimi do të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
“Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, me vlerë 137 milionë e 173 mijë e 319 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë” përcaktohet në vendim.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.