Rikonstruksioni i bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë – FSHZH: Javën tjetër nis puna për segmentin e dytë
Vijon puna për rikonstruksionin e bulevardit “Ismail Qemali në Vlorë. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pjesa e parë e bulevardit nga rrethrrotullimi pranë Lungomares deri në kryqëzimin me rrugën “Petrit Bisha” është drejt përfundimit.
Ndërkohë, njofton se do të nisë puna javën e ardhshme për segmentin e dytë, nga kryqëzimi i Cipajve deri te shkolla industriale, me gjatësi 300 metra. Kryqëzimi i Cipajve do të qëndrojë i hapur për të penguar sa më pak qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Punimet përfshijnë ndërhyrje në të gjithë infrastrukturën ekzistuese nëntokësore, projekt të ri i shtresave rrugore, vendosjen e sistemit të ndriçimi, gjelbërimin, etj.
Zbatimi i projektit për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali” ka nisur në pranverë të këtij vitit dhe sipas FSHZH-së pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.