Rikonstruksioni i rrugës/Miratohet fondi 84.5 milionë lekë për shpronësime në Tiranë!
Këshilli i Ministrave ka miratuar shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikonstruksion i rrugës “Dhimitër Shuteriqi””, në Tiranë. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, për pasuritë e llojit tokë “truall”, me vlerë 84 milionë e 560 mijë e 901 lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.