Rikonstruksioni i rrugës Peshkëpi-Selenicë – FSHZH informon mbi situatën aktuale të punimeve
Si pjesë e Projektit të Lumit të Vlorës, FSHZH informon se po vijojnë punimet për ndërtimin dhe rehabilitimin e aksit Peshkëpi – Selenicë dhe për këtë segment po punohet në gjurmën ekzistuese dhe është vazhdimi i segmentit rrugor kryqëzim Spital – Peshkëpi dhe lidh Bashkinë Vlorë me Bashkinë Selenicë dhe zonën naftënxjerrëse Vllahinë, i cili përfshin një karraxhatë me dy kahe lëvizjeje.
Sipas informacionit në gjendjen e mëparshme kanë qenë të konstatuara shtresa asfaltike në gjendje të amortizuar, të cilat përbënin rrezik në siguri për qarkullimin e automjeteve dhe me rikonstruksionin e këtij aksi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e Fondit Kuvajtian dhe Qeverisë Shqiptare, synon rehabilitimin e plotë të këtij segmenti. Ky proces do të sjellë përmirësim të parametrave teknik, përfshirë nënshtresa, vepra arti, punime hekuri, betoni, mure mbajtëse të rrugës si dhe rikualifikim të kanaleve anësore të cilat eliminojnë praninë e ujërave përgjatë këtij aksi.
FSHZH bën me dije se 45%Përpos sigurisë së domosdoshme, duke i pajisur me sinjalistikën përkatëse ky aks redukton kohën e transportit dhe rrjedhimisht kostot respektive dhe se kjo rrugë do të lidhë banorët e zonës me të gjithë rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhe zonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë dhe Gjirokastër.
Sipas njoftimit projekti i rrugës Peshkëpi-Selenicë përbën një rëndësi të veçantë për vendin duke qenë se ky aks rrugor rezulton të ketë një dimension strategjik për zhvillimin e turizmit në zonën rreth Lumit të Vlorës por edhe lidh rajonin e Vlorës me territoret e jugut në bregdetin e Jonit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.