Rikonstruksioni i rrugës së Dardhës – FSHZH informon mbi situatën e punimeve (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se ndërkohë po vijojnë punimet me ritme të mira në objektin: “Rikonstruksioni i rrugës nga kryqëzimi Dardhë – Arrëz deri në fshatin Nikolicë”.
Sipas njoftimit aktualisht punimet janë përqendruar në disa procese si shtresat e stabilizantit, veprat e artit. ndërtimi i mureve mbajtës dhe pritës, etj.
FSHZH informon se ky projekt krijon mundësi të reja për zhvillimin e atraksioneve turistike dhe nxit turizmin familjar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.