‘Rikonstruksioni i rrugës së fshatin Qinam, Zall Herr’ – Hapet tenderi prej 80 milionë leke. Detajet
Bashkia e Tiranës sipas APP ka hapur tenderin për ‘Sistemim asfaltim rruga e fshatit Qinam, Nj.A. Zall Herr’.
Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij projekti është 80,820,393.00 lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 04/11/2021, ora 11:00.
Në dokumentacionin e tenderit theksohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 3 muaj kalendarike duke nisur nga data e lidhjes së kontratës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.