Rikonstruktohet rruga Lin–Pogradec – Zv/kryeministri Peleshi e ministri Shalsi inspektojnë punimet
Zevendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Pushtetit Vendor Eduard Shalsi, kanë inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrugës në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Pas rikonstruksionit të rrugës Lin -Pogradec, tashmë punimet janë fokusuar tek ndërtimi i Tunelit Panoramik në km e parë të këtij segmenti, i cili do të jetë një prej atraksioneve më të bukura në vend.
Teksa është ndalur tek rëndësia që ka ndërtimi i këtij segmenti rrugor në zhvillimin e turizmit por edhe atë ekonomik të qytetit të Pogradecit Zevendëskryeministri Peleshi ka pohuar se shumë shpejt do të nisë puna për rikonstruksionin e unazës së Pogradecit, një tjetër investim madhor i qeverisë shqiptare.
Ndërkaq ministri Shalsi ka vlerësuar ndërhyrjet si mjaft të rëndësishme për zhvillimin e qytetit.
Këtë verë qyteti i Pogradecit pritet të ketë një numër të shumëfishuar të vizitorëve dhe turistëve falë rikonstruksionit të plotë të segmentit Lin – Pogradec.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.