Rikonstruktoi pallatin – Bashkia e Tiranës nderon ish të përndjekurin politik, Thanas Dhespo
Një model për të gjithë komunitetin, kështu e ka vlerësuar kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ish të përndjekurin Politik Thanas Dhespo.
I moshuari investoi paratë e dëmshpërblimit për 16 vitet e kaluara në burg, për të rikonstruktuar shkallët e pallatit.
Pasi i dhuroi medaljen e mirënjohjes së qytetit, Veliaj e vlerësoj 90 vjeçarin si shembull frymëzimi për të gjithë qytetarët e Tiranës .
Pas ndryshimit të ligjit të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, ku ata që ishin ende gjallë përfituan të parët, Thanas Dhespo u dëmshpërblye me 4 këste brenda një viti për 16 vitet e burgut të padrejtë që ai kishte kryer në kohën e diktaturës komuniste.
Këto para ai vendosi ti shpenzonte në të mirë të gjithë banorëve të pllatit ku ai jeton.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.