Rikthehen protestat studentore – “Pakti për Universitetin nuk i ka zgjidhur kërkesat, tarifat janë ende të larta”
Premtimet e pa mbajtura nga ana e qeverisë, kanë kthyer sërish studentët në protestë. Për më shumë se një orë të rinjtë kanë kërkuar para godinës së Ministrisë së Arsimit më shumë financim për arsimin dhe ulje të tarifave për të gjitha programet. Në këtë protestë nuk mungoj revolta dhe dëshpërimi i të rinjve të cilët goditën ministrinë dhe plasën tymuese në hyrje të saj
Për të gjithë ata që mendojnë se kjo protestë është partiake, studentët kanë një përgjigje:
Në mbështetje të të rinjve kanë dal edhe pedagogët.
5 janë kërkesat që të rinjtë parashtrojnë , rrëzimi i ligjit për arsimin e lartë , Arsim cilësor për të gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetje financiare për të dyja ciklet e studimit, Rankimi i programeve sipas modeleve më të mira bashkëkohore, Rritja e peshës së përfaqësimit në IAL dhe Autonomi reale e IAL-ve dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.
Lidhur me protestat studentët end nuk kanë një plan të qartë megjithatë ata shprehen për SCAN se do të vazhdojnë deri në një reagim lidhur me këto kërkesa.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.