Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, qarqet që preken më shumë
Reshje shiu dhe dëbore do të përfshijnë të gjitha qarqet e vendit. Pasditen e së hënës dhe gjatë paradites të së martës priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, por deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan. Sipas IGJEUM, në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri në lokalisht mesatare.
“Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore. Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 300 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës”.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 10 °C
në vendet malore: -2 / 5 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.24) dhe nesër (e martë, dt.25) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore veri-lindore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.