Rikthehet debati për mbetjet – Opozita: Duhet referendum. Shalsi: Do jem një nga firmëtarët
Debati për mbetjet është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes. Projektligji i mbetur pezull në legjislaturën e shkuar ka nxitur debate mes pozitës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Kuvend Florjon Mima ka kërkuar që të sillet për votim dekreti i ish Presidentit Nishani që rrëzon ligjin e mbetjeve si dhe të futet në rend dite kërkesa për referendum.
Në cilësinë e propozuesit të nismës, Shalsi është shprehur dakord për tërheqjen por modalitetet mbeten për t’u përcaktuar. Ndërkohë që sipas Shalsit nëse do të ketë referendum ai do të jetë nga të parët që do ta firmosë.
Ndërkohë, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka është shprehur se trajtimi i mbetjeve vijon të jetë një problematikë për Shqipërinë; një problematikë kjo e konstatuar edhe nga diplomatët e huaj. Sipas Kokës, ligji i mbetjeve ka dështuar si rezultat i njerëzve që nuk e kanë zbatuar.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.