Rikthehet konsumi në Vuhan. Qendrat tregtare ofrojnë kupona deri në 71 mln USD tek banorët lokalë
Qendrat tregtare në Vuhan kanë rinisur punën në kapacitet normal, ndërkohë që pandemia e Covid-19 po zbehet në qytet dhe fluksi i konsumit po rikthehet në nivelet e vitit të kaluar. Ndërkohë që parandalimi i epidemisë brenda vendit ka vazhduar të përmirësohet, rinisja e punës dhe prodhimit në të gjitha drejtimet, ka pasur progres të qëndrueshëm në Vuhan. Kërkesa në konsumin offline, si turizmi, restorantet dhe hotelet, që është detyruar të mbyllet gjatë pandemisë, ka nisur të rimëkëmbet.
Në mënyrë për të stimuluar konsumin dhe promovuar rritjen ekonomike lokale, shumë shitës nga qendra të mëdha tregtare kanë shpërndarë kupona tek banorët lokalë, kryesisht nëpërmjet platformave në telefon si Tencent, AliPay dhe Meituan.
“Shitësit tanë prezantuan paketa të kuponave dhe dhuratave. Ata kanë shpërndarë 5,000 nga këto paketa tek komunitetet e afërta”-tha Shi Chao, drejtori i përgjithshëm i një qendre tregtare. Në 3 muajt e fundit, Vuhani ka ofruar deri në 71 milionë dollarë nga këto kupona. Konsumi online, që ka fituar avantazh që kur nisi pandemia, ka vazhduar të luaj një rol jetësor tek rimëkëmbja ekonomike. Në tremujorin e dytë të këtij viti, shitësit me pakicë në rrjet, kanë gjeneruar deri në 7.6 miliardë dollarë, një rritje prej 46% nga e tremujori i parë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.