Rikthehet parlamenti – PS e gatshme për dialog, opozita bashkon forcat
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste shprehu gatishmërinë për dialog me opozitën. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se mazhoranca është e gatshme për dialog me opozitën.
Në kampin tjetër Partia Demokratike gjatë mbledhjes së zhvilluar ka theksuar fokusin e punës që do të kryej opozita, e cila duket se do të jetë e bashkuar me aletaët kryesor të saj. Ndërkohë që LSI ka shpallur moton e saj për këtë sesion të ri parlamentar.
Në kuadër të nisjes së punës për parlamentin është zhvilluar edhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Në këtë mbledhje opozita ka denoncuar kriminalitetin në vend ku deputeti Edmond Spaho është shprehur se reforma në drejtësi ka dështuar dhe vendi është pa gjykata. Ndërsa deputeti socialist, Eduart Shalsi ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të ligjit për Teatrin, përtej datës 13 shtator që ishte e parashikuar.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.