Rikthehet tema e Brexit – Brukseli mendon se Britania planifikon daljen pa marrëveshje të re tregtare
BE ka frikë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është duke ndërprerë qëllimisht negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë Brexit, dhe fshehtas mund të ketë si synim daljen nga angazhimet e tregtisë evropiane pa u pajtuar së pari me një marrëveshje të re.
Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga marrëveshjet e tregtisë dhe doganave të Evropës në fund të vitit 2020, megjithë presionin në rritje nga grupet e biznesit dhe partitë politike të opozitës për të zgjatur periudhën e tranzicionit të Brexit.
Sidoqoftë, qeveria e Boris Johnson insiston që vendi do të largohet, pavarësisht nëse do të negociohet apo jo një marrëveshje e re tregtare.
Qëndrimi i ashpër, pa lëshime nda BE, ka bërë që disa në Bruksel të mendojnë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re tregtare.
“Zhurma është e gjerë dhe e thellë,” i tha një burim BE-së afër negociatave Business Insider. “Zyrtarët këtu [në Bruksel] pyesin nëse Qeveria Britanike dëshiron një marrëveshje.”
Krahasuar me bisedimet rreth Marrëveshjes së Brexit, e cila përfundoi në fund të vitit të kaluar, procesi i BE për ratifikimin e një marrëveshje tregtare është më komplekse dhe do të kërkojë disa javë para se të përfundojë tranzicioni në 31 dhjetor. Dalja e Britanisë pa marrëveshje të re tregtare do të sjellë shumë pasoja për BE, por akoma më shumë për Britaninë, duke sjell dhe rritje të çmimeve për produktet e importuara.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.