“Rikthimi në normalitet nga vera” / Shefi francez i vaksinimit flet për objektivat e imunizimit, pavarësisht vonesave
Shefi i vaksinimit në Francë, Alain Fischer, tha në nisje të Javës se pret që vendi të rikthehet në një farë normaliteti të kushteve të jetesës deri në Verë apo Vjeshtë, falë shpejtimit të fushatës së vaksinimit ndaj Covid-19. Ai tha për mediat franceze se ka ende mundësi që të arrihen objektivat e imunizimit, pavarësisht vonesave me vaksinën e AstraZeneca.
Ministria franceze e Shëndetësisë deklaroi në 24 orët e fundit se 6,191,666 njerëz kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës së covid-19 që kur nisi programi në vend. Kjo është ekuivalent me 9.2% të popullsisë totale dhe 11.8% të popullsisë së rritur në vend. Thuajse 30% e francezëve kanë hyrë në një karantinë 1 mujore ditën e Shtunë dhe shumë prej tyre kanë shprehur lodhje ndaj masave të fundit të kufizimeve që synojnë të ndalojnë variantet e reja më ngjitëse.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.