Rikthimi në klasa, rëndësi për cilësinë në arsim – Peraj: Duhet të sigurohen kushtet, shumë shkolla nuk kanë as ato më minimale

Rikthimi në klasa dhe auditore të nxënësve dhe studentëve është thelbësore në rritjen e cilësinë në arsim. Arian Peraj nga sindikata e Arsimit shprehet për televizionin SCAN se kërkesat kanë qenë të vazhdueshme për krijimin e kushteve për të zhvilluar mësimin në klasa.
Peraj ngriti si shqetësim mënyrën se si po trajtohen mësuesit.
Teksa u ndal në disa kërkesa aktuale për arsimin, Peraj kërkoi më shumë vëmendje nga ana e qeverisë për të krijuar kushtet që arsimtarët të jenë të sigurt përballë pandemisë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.