Rikthimi tek kooperativat bujqësore! Qeveria jep mbështetje për formimin e tyre
Qeveria e Maqedonisë, në seancën e djeshme miratoi informacionin për realizimin e projektit për formimin dhe mbështetjen e kooperativave bujqësore, raporton Alsat-M.
Me realizimin e projektit mundësohet zhvillim i ekonomive bujqësore, të cilat përmes nxitjes së shoqatës ekonomike në kooperativat bujqësore, me pjesëmarrje të përbashkët në prodhimtari, shitje të prodhimeve të tyre, do të kenë mundësi për përforcimin e rolit të tyre në treg.
Mbështetja për formimin e kooperativave bujqësore nxit rritjen e konkurrencës dhe efikasitetit në punë, si dhe rrit të ardhurat individuale të fermerëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.