Rikualifikimi dhe rivitalizimi i qendrës së Çorovodës – FSHZH informon mbi situatën e punimeve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se ”Rikualifikimi i qendrës, markatës dhe mbrojtjes lumore të qytetit të Çorovodës Faza II” është vijimi i projektit dhe objektivave për të realizuar rikualifikimin dhe rivitalizimin për të gjithë qendrën e Çorovodës, sheshin qendror dhe hapësirave përreth saj.
Sipas informacionit të publikuar elementët e ndërhyrjes në fazën e dytë janë:
- Rivitalizimi i hapësirës së parkut ekzistues dhe krijimi i një sheshi të ri në ndërthurje me të
- Rikonstruksioni i fasadave të Pallatit të Kulturës
- Trajtimi i hapësirës përreth Pallatit të Kulturës
FSHZH bwn me dije se kjo fazë e dytë në qytet e cila përfshin investim dhe ndërhyrje në një sërë elementësh synon përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe kthimin në një qendër atraktive edhe për vizitorë dhe për më shumë ju ftojmë të klikoni në linku më poshtë: https://www.albaniandf.org/…/faza-e-dyte-e-nderhyrjes…/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.