“Rikualifikimi i sheshit ‘Italia” në Tiranë / 107 milionë lekë për shpronësimet
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Rikualifikimi i sheshit ‘Italia’”, Tiranë.
Qeveria publikon listën e personave të cilët preken nga ky shpronësim, që konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të VKM-së nr. 89, datë 3.2.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë.
Lista e shpronësimit përmban 11 persona fizikë ndërsa pjesa tjetër është pronë e shtetit dhe Bashkisë Tiranë.
Vlera totale e shpronësimit shkon rreth 107 milionë lekë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.