‘Rikualifikimi Urban’ – FSHZH: Kanë filluar punimet në Bashkinë e Ersekës
Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë filluar punimet në bllokun e kufizuar; nga rrugët “Fan Noli”, “Mehmet Pepi”, “Ahmet Bektashi” dhe Parku “Rinia” në Bashkinë e Ersekës. ‘Zona e trajtuar shtrihet në hyrje të qytetit të Ersekës, në pjesën veriore të tij dhe kufizohet në veri me agjencinë e transportit ndërqytetës dhe në jug me bllokun nr. 3,” bën me dije FSHZH.
Sipas njoftimit ndërhyrja parashikon dhe rivitalizimin e Parkut “Rinia”, duke krijuar hapësira çlodhëse dhe argëtuese dhe shtuar sipërfaqet e gjelbërta në qytet; rikonstruksionin e tre rrugëve “Fan Noli”, “Mehmet Pepi”, “Ahmet Bektashi” që kufizojnë parkun dhe bllokun. Në këtë ndërhyrje janë të përfshirë ndërtimi i trotuareve, ndriçimi rrugor, rehabilitimi i fasadave dhe suvatime, ndërtimi i çative të katër banesave kolektive si dhe ndërtimi i parkingjeve në hapësirat e lira midis banesave.
Gjendja ekzistuese e infrastrukturës së këtij blloku është mjaft e amortizuar, shtresat e asfaltit dhe të trotuarit janë tërësisht të dëmtuara dhe mungon infrastruktura inxhinierike nëntokësore, shkruan FSHZH. Në total projekti në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon:
✅Rivitalizimin e 20,000 m² sipërfaqe urbane,
✅Punime shtresash rrugore dhe trotuaresh,
✅Rehabilitim fasadash dhe ndërtim çatish për 4 godina,
✅Rivitalizimi i Parkut Rinia dhe ndërtim parkingjesh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.