Rikualifikimi urban – FSHZH: Realizohen 80% e punimeve në Roskovec
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë me dije se janë realizuar 80% e punimeve për Rikualifikim Urban në bllokun nr.2 të Roskovecit. Sipas njoftimit deri më tani kanë përfunduar punimet për rikualifikimin e fasadave në zonë, si dhe për ndërtimin e rrugës sekondare, ku do të shtrohet dhe shtresa e tapetit.
Gjithashtu sipas FSHZH janë duke u mbyllur proceset për ndërtimin e sheshit para bashkisë si dhe janë në proces pune punimet për ndërtimin e bashkisë së re, ku aktualisht është duke u punuar me shtresat brenda si dhe me punimet elektrike. Kjo godinë do të përmbledhë të gjitha shërbimet në një, për qytetarët.
Në njoftim thuhet se ndërhyrja po kryhet me financim të Qeverisë Shqiptare, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të ndërtuar një infrastrukturë moderne.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.